
FTESË PËR OFERTË
Lënda: Kërkesë për “Shërbim Katering” për eventin “Eja n’Shpinë Tënde” dhe Konferencën “ Turizmi rajonal dhe të rinjtë e qyteteve tona”, të cilat do të mbahen në “Pallati i Brigadave” më datë 25 dhe 26 Nëntor 2022.
Drejtuar: Subjekteve të cilët, kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, objektin e prokurimit.
Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Evropë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.
Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.
Autoriteti Kontraktor, Kongresi Rinor Kombëtar, me bashkëpunimin dhe kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kanë menduar që për herë të parë nëntori i këtij viti festohet ndryshe, ku qytetet shqipfolëse, do të hedhin themelet e një vizioni të ri, i cili përkon me 110 vjetorin e pavarësisë tonë kombëtare (data 26 nëntor, ngritja e flamurit në Tiranë). Në kuadër të projektit të turizmit rajonal “Eja n ‘Shpinë Tënde” dhe Tiranës si kryeqyteti Evropian i të rinjve 2022, do të zhvillohen në Tiranë dy aktivitete të mëdha më datat 25-26 Nëntor.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, do të realizohet dhe ekspozita e dokumentave arkivor me rëndësi të datës historike të 26 nëntorit.
Pjesë e aktivitetit do të jenë dhe performancat artististike dhe një koktej për të ftuarit në 2 ditët e aktivitetit. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të jenë kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, anëtarët e këshillave bashkiak/komunal, pjesëmarrës nga Kongresi Rinor Kombëtar, të rinjtë nga komunat anëtare, personalitete publik, përfaqësues nga shoqëria civile, ambasadorë etj
Në kuadër të organizimit të këtij aktiviteti kërkojmë të prokurojmë “Shërbim Katering” me të dhënat dhe specifikimet e përcaktuara bashkëlidhur kësaj kërkese për ofertë.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre, së bashku me dokumentacionin si më poshtë:
- Kopje të ekstraktit të subjektit;
- Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime Bashkiake në Bashkinë e Tiranës;
- Oferta ekonomike e ndarë sipas zërave të ftesës për ofertë dhe në total;
- Menune e ofertuar;
- Të dhënat e sakta të personit të kontaktit.
Mospaqaqitja e dokumentave të kërkuar përbën kusht për skualifikim.
Ofertuesi merr përsipër sjelljen e të gjitha pajisjeve të nevojshme për shërbimin e kateringut për numrin e personave sipas kërkesës për ofertë, transportin, montimin, shërbimin përgjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit, çmontimin dhe largimin e pajisjeve.
Afati i realizimit të shërbimit është data 25 dhe 26 Nëntor 2022.
Vendi ku do të kryhet shërbimi është “Pallati i Brigadave”.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE OFERTËS:
Dokumentacioni mund të dorëzohet në dy forma:
- Dorëzimi fizik i dokumentave në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjekti
aplikues, brenda të cilit ndodhen në zarf më vete dokumentat teknike dhe në zarf më vete oferta financiare.
Dorëzimi i dokumentacionit të kerkuar duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Rruga “Dervish Hatixhe”, Pallati “Mozart”, Hyrja 1, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.
- Elektronikisht në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al.
AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
Afati i fundit për pyetje sqaruese është data 23.11.2022 ora 14:00
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 24.11.2022 ora 12:00
Në ofertën që ju do të paraqisni duhet të jenë përcaktuar saktë të dhënat e personit të kontaktit.
Ofertë fituese do të shpallet duke vlerësuar menunë dhe çmimin e ofertuar për person.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,
Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të TEYC2022.