Youth Voices for Stronger Communities
Përmes kësaj nisme, RYCO synon të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve dhe të gjallërojë frymën e aktivizmit tek të rinjtë, duke filluar nga niveli lokal në atë rajonal me fokus të veçantë tek vajzat dhe të rinjtë pjesë e grupeve vulnerabël. Kjo nismë do të reflektojë dhe plotësojë perceptimet e të rinjve në Shqipëri dhe do t’i mbështesë ata me njohuri dhe mjete për t’u bërë qytetarë proaktivë dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e hartimit të programeve dhe politikave rinore. Punëtoritë kanë një përcasje te edukimit jo-formal.