Nektari i Polifonisë
“Nektari i Polifonisë” përbëhet nga një grup të rinjsh me origjinë nga qarku i Gjirokastrës që jetojnë në Tiranë. Janë rritur e edukuar me këtë frymë muzikore, duke kënduar këngën polifonike labe nëpër festivale ,që në moshën e fëmijërisë. Repertori i melodisë të grupit niset nga qyteti me kalanë e Argjirosë, fluturon mbi malet e e Labërisë, merr flladin e Akroqeranit të Jonit si dhe të kalasë heroike me bedena pa u ndalur drejt valeve të Polifonisë. Qëllimi i tyre është të përpiqen që ta mbajnë gjallë këtë aset të shënjtë që kanë trashëguar nga të parët e tyre.