
Ekspozita e veçantë e artistit grek Same 84 e kuruar nga piktori Helidon Haliti dhe Kyriakos Iosifidis vjen në Tiranë enkas për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Vetë kuratori Helidon Haliti tregon se kjo është një ekspozitë unike që prezantohet për herë të parë në Tiranë, e ku në fokus të saj është bota e një të riu që mblodhi nëpër rrugët e Shqipërisë copëza historie dhe i solli ato aq bukur në formën e pikturave murale dhe jo vetëm.
Kuratori Haliti tregon disa detaje më shumë edhe për veprën e dimensioneve të rralla që artisti grek ka krijuar dhe do ia dhurojë Tiranës.
Bisedën e këndshme me muratorin e ekspozitës “We are our heroes”, Helidon Haliti e lexoni të plotë më poshtë.
– Çfarë ka të veçantë kjo ekspozitë?
Same 84 brenda saj ka shumë risi. Risia kryesore është sepse artisti nuk ka kryer më parë asnjë ekspozitë personale në asnjë ambient të mbyllur. Ai është një artist që operon në artin e rrugës. Fillimisht me ato germat e paligjshme ku me parullat e tyre donin patjetër të ndryshonin botën. Me parullat e tyre dhe ato sprajet e famshëm, lyenin trenat dhe autobusët e vjetër, apo rrëzat e pallateve. Është një artist që dalëngadalë u ngrit në horizont dhe zotëroi mure shumë të mëdhenj. E dyta risi është që artisti nuk ka kryer një shkollë arti, por shkollën e rrugës. Ka mësuar pikturimin hap pas hapi. Pasi ai ka krijuar 4 vepra në Shqipëri, dy në Tiranë dhe dy në Patos, vendosi dhe u frymëzua pas një bisedimi timin të gjatë me të, që erdhi momenti që duhet të vinte nga rruga në një muze. Ramë dakord, mes gjithë vështirësive. Risia e tretë është që në Tiranë kurrë më parë nuk është bërë një ekspozitë e një artisti rruge, sidomos kaq të njohur. Këto risi të gjitha bashkë bëjnë atë që ne kemi krijuar këtë ekspozitë që vizitohet nga publiku.
– Pse duhet ta shohin qytetarët?
Qytetarët duhet ta shohin këtë ekspozitë sepse është tejet e veccantë. Qytetarët e Tiranës duhet të kuptojnë që ata janë heronjtë. Ata janë heronjtë dhe brenda vetvetes njeriu duhet të gjejë heroin dhe të kuptojë që pas ccdo heroizmi fshihet vetë ai. Qytetarët e Tiranës duhet ta shohin këtë ekspozitë sepse është një periudhë shumë e vështirë që po kalojmë dhe duhet të kuptojmë që edhe me fqinjtët tanë që në rastin konkret na sjellin një coëz arti, duhet t’i mirëpresim. Ata që vizitojnë këtë ekspozitë do kuptojnë që ëndrra e kujtdo mund të bëhet realitet. Aq më tepër ëndrra e një artisti që kishte pretendime shumë të thjeshta kur pikturonte muret e Athinës, Selanikut, Tiranës apo të kryeqyteteve të tjera të Evropës. Ai ka arritur tashmë të futet në një muzeum prestigjioz. Shqipëria dhe Tirana janë një ëndërr për të huajt që munden të ekspozojnë veprat e tyre këtu apo mund ta shohin si një destinacion artistik. Qytetarët e Tiranës duhet të ndihen krenarë që kemi infrastruktura të tilla për të sjellë artistët më të mëdhenj të botës.
– Ku e gjejnë frymëzimin veprat e ekspozuara?
Frymëzimet e këtij artisti janë copëza jete, historia të vogla që ai shëtit dhe i mbledh në të gjitha vendet ku operon. Pasi ka mësuar historinë e vendit përkatës, ai krijon një imazh të tij, një kompozim që e pikturon dhe e hedh në mur. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në Tiranë. Që herën e parë që është ndodhur në Shqipëri, ai është lidhur me qytetin. Filloi të shikonte dhe fotografonte një fqinj që teksa ai pikturonte veprën e tij prej 35 metrash, ky vend fqinj i zgjaste një gotë ujë si një ccudi shumë e madhe. Kjo gjë i ka bërë shumë përshtypje, por mbi të gjitha artisti e gjen frymëzimin te e bukura, te gruajatë cilën e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Madje thotë që është momenti që heroina jonë te jetë padyshim gruaja. Artisti në këtë ekzpoitë e ka gjetur frymëzimin në 50% të saj në personazhet që ka hasur në Tiranë dhe sidomos te bukuria dhe karakteri kaq i evoluar i gruas shqiptare.
– Si ndërlidhet kjo ekspozitë me “Tiranën, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”?
Ekspozita është bërë enkas për “Tiranën, kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Same bashkë me mua kemi pikturuar dy mure në Tiranë, në vitin 2021 kur ishte festivali “Mural Fest”. Janë 10 mure të mrekullueshme që ne i kemi lënë pasuri për Tiranën. Ka qenë një koncept i qartë, Tirana, 100 vjet kryeqytet.Ndërkohë që ai u informua për këtë eveniment kaq të madh, për këtë moment kaq historik kur Tirana bëhet kryeqyteti i rinisë. Sigurisht që Same 84 është njeri i cili ka padyshim filzofitë e tij që përkojnë me filozofit e një të riu, sepse të gjithë të rinjtë operojnë në një korsi. Ata mundohen të sqarojnë vetveten, duke sqaruar që në korsinë e shpejtësisë nuk sheh gjë përreth teje, por vetëm destinacionin.
– Vepra e artistit grek 10-3 metra do i dhurohet Bashkisë Tiranë, ku do të jetë e vendosur ajo në kryeqytet?
Pas grumbullimit të gjithë historive, artisti ishte betuar që do të krijonte një vepër të dimensioneve të rralla, jo të zakonshme. Një vepër 10 metër me 3 metër. Për Same kjo është nje eksperiencë para e llojit të vet. Same arriti të realizonte këtë vepër, të madhe për sa i përket mediumit në të cilin operon dhe kishte premtuar që këtë vepër t’ia dhuronte 3 shkollave në Bashkinë e Tiranës. Artisti grek do të rikthehet në Tiranë shumë shpejt sepse kemi për të pikturuar një mur shumë të madh me të.