
Thirrje për ekspert të jashtëm për “Ekspert Finance” në kuadër të programit TEYC2022
Pozicioni: Ekspert finance për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Shtrirja kohore e shërbimit: Gusht – Janar 2023
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 17.08.2022, Ora 15:00
Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 15 Gusht 2022, ora 14:00
Intervista e strukturar me gojë : 18.08.2022, Ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Kongresi Rinor Kombëtar me adresë: Rr. “Papa Kristo Negovani”, Kryqëzimi me rrugën “Dervish Hatixhe” Kati I, Tiranë, Shqipëri.
Qëllimi i ekspertizës është të ofrojë asistencë dhe suport stafit të KRK_TEYC2022 dhe në veçanti departamentit të financës në kuadër të zbatimit të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022”, sipas nevojave përgjatë vitit të titullit.
Metodologjia dhe Qasja Teknike: Eksperti do të punojë ngushtë me Departamentin e Financës TEYC 2022 – KRK. Një plan i detajuar i punës me kornizë kohore do të zhvillohet dhe do të miratohet me Menaxherin e Financës. Çdo detyrë do të kalojë përmes një procesi të përbërë nga raunde konsultimesh sipas nevojës deri në miratimin përfundimtar.
AKTIVITETET DHE DETYRAT
Aktivitetet e mëposhtme kërkohen sipas nevojave të stafit të KRK-TEYC2022 dhe Departamentit të Financës për TEYC 2022 pranë KRK gjatë gjithë periudhës të kontraktimit të Ekspertit. Aktivitetet përfshijnë sa më poshtë:
- Verifikimi i shpenzimeve dhe asistim nëonitorimin financiar të realizimit të kontratave në terma buxheti dhe në nivel pagesash me palët përfituese, “Grupe joformale dhe Individë”;
- Asistimi i koorinatorëve në terma financiare për ndjekjen e kontratave dhe raporteve financiare të palëve përfituese (grandmarrësve);
- Asistim nëtimin e raporteve financiare për donatorët;
- Të tjera çështje financiare sipas nevojave;
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë Universitare në fushën ekonomiko-financiare;
- Të paktën 3 vjet përvojë në fushën e ekonomike, financiare, kontabel, apo fiskale;
- Njohuri dhe aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës office;
- Aftësi për të punuar në grup;
- Aftësi shumë të mira në komunikim;
- Njohje të mirë të gjuhës angleze;
- Të lëshojë faturë tatimorë për shërbimet e kryera.
Dokumentacioni:
- Jetëshkrim (CV);
- Shprehje interesi;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi penaliteti ose dokument vetëdeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit;
- Dokument identifikimi;
- Kontratë/letër reference/librezë pune/ekstrakt nga tatimet për të vertetuar eksperiencën e mëparshme;
- Cërtifikatë regjistrimi;
- Ekstrakt Historik;
Pagesa:
Tarifa për shërbimet e ofruara do të jetë 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për çdo ditë pune.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin “Kontraktimi i një eksperti të jashtëm për nevojat e Kongresit Rinor Kombëtar në kuadër të TEYC 2022.
Metoda e Vlerësimit:
Vlerësimi Teknik (maksimum prej 70 pikësh, me kufi minimal pranueshmërie prej 55 pikësh).
– Jetëshkrimi (CV) (deri në 30 pikë);
– Eksperienca e mëparshme (deri në 30 pikë);
– Shprehje interesi (deri në 10 pikë).
(Propozimet të cilat nuk arrijnë të marrin të paktën 55 pikë për kriteret teknike të vlerësimit nuk do të konsiderohen për vlerësim të mëtejshëm)
- Intervista me gojë (deri në 30 pikë)
Shkarko dokumentin për më shumë informacion: