Dita e Evropës 2022; Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Ambasadorët e Rinj EvropianëDita e Evropës 2022; Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Ambasadorët e Rinj EvropianëDita e Evropës 2022; Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Ambasadorët e Rinj EvropianëDita e Evropës 2022; Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Në Ditën e Evropës (9 Maj), datë që përkujton nënshkrimin e deklaratës historike Schuman bazuar në parimet thelbësore të paqes dhe solidaritetit, u zhvilluan pranë Pedonales në Tiranë një sërë aktivitetesh në kuadër të “Javës së Evropës”, organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Pjesëmarrëse në panelin “Diskutim mbi angazhimin rinor: Tirana Kryeqyteti Evropian i të Rinjve & Ambasadorët e Rinj Evropianë”, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, znj. Dafina Peci u shpreh se është kënaqësi që në këtë ditë ajo përfaqëson të rinjtë shqiptarë, të cilët lehtësisht shihen si promotorë të zhvillimit në shoqëri.

Programi “Tirana Kryeqyteti Evropian i të Rinjve 2022”, sipas znj. Peci do të mbështesë rreth 355 nisma rinore të shtrira jo vetëm në Tiranë, por për herë të parë ky titull del edhe përtej kufijve të kryeqytetit evropian, si një tregues solidariteti e fuqie për të çuar edhe më tej angazhimin rinor.

“Është kënaqësi e madhe të jemi sot këtu duke përfaqësuar të rinjtë shqiptarë, të cilët janë promotorë të zhvillimit. Përmes “Tirana EYC 2022” ne do të mbështesim rreth 355 nisma rinore të shtrira jo vetëm në Tiranë, por për herë të parë ky titull del edhe përtej kufijve të Kryeqytetit Evropian, si një tregues solidariteti apo edhe një fuqie për të çuar përpara angazhimin rinor në rang vendi”, pohoi Peci.

Ndërkaq, Koordinatorja e Tirana EYC 2022 pranë KRK, znj. Aspasjana Kongo nënvizoi se është rritur besimi i të rinjve në kauzat për të cilat ata luftojnë, duke e quajtur këtë çelësin e suksesit për çdo aktivist rinor.

“Është rritur besimi i të rinjve në kauzat për të cilat luftojnë. Ky është çelesi i suksesit për çdo aktivist rinor! Kryeqyteti ynë, Tirana është i pari që ka fituar titullin e kryeqytetit rinor Evropian dhe ne jemi duke punuar fort që këtë titull ta çojmë edhe më tej, përtej përfundimit të këtij programi”, përfundoi Kongo.


Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page