
Gjatë ditës së djeshme, 29 Qershor 2022, pranë mjediseve të Tirana EYC 2022 organizuam një diskutimtepër interesant mbi tematikën e dialogut qytetar dheinfluencës së të rinjve në politikëbërje. Në këtë event ishin të ftuar Z. Philip Sandberg – Kryetar i Bashkisë Lund, z. Genci Kojdheli – Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme e Integrimit, Planifikimit Strategjik dh eZhvillimit Ekonomik në Bashkinë Tiranë dhe znj. KleinaKasanai – Drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare të Rinisë (AKR). Pjesë e këtij eventi ishin dhe kabineti i z. Sandberg, një grup të rinjsh nga qyteti i Lundit në Suedi, të rinj aktivistë të TEYC2022, dhe përfaqësuesit e 6 pikave EURODESK nga Italia.
Diskutimi mes 3 të ftuarve u fokusua mbi mekanizmatdhe mënyrat se si Bashkia Lund dhe Bashkia Tiranë sigurojnë pjesëmarrjen rinore në nivel lokal, për të vijuar me sfidat që hasin në këtë aspekt dhe se sim und të tejkalohen ato. Z. Kojdheli i cili mban dhe rolin e Anëtarit të Bordit Drejtues të Tirana EYC 2022 ndau me të ftuaritdhe shembullin e pjesëmarrjes që titulli ka ndjekur gjatë gjithë procesit që nga fillimi i fazës së aplikimit e deri në zbatimin e tij.
Z. Sandberg po ashtu ndau me të ftuarit modelin Suedez të nxitjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe se si Bashkia që ai drejton punon me të rinjtë dhe sigurohetqë ata të jenë të përfaqësuar në nivele të ndryshme dhe të kenë zërin e tyre në politikat që në fazat e hershme duke nisur me edukimin e tyre në fëmijëri.
Më tej fjalën e mori znj. Kasanai e cila u prezantoi të ftuarve nivelin kombëtar dhe mekanizmat e strategjitë që AKR ndjek në sigurimin e një përfaqësimi më të madh të të rinjve.
Më tej tre të ftuarit diskutuan dhe mbi mënyrat se sisituata aktuale dhe nevoja për pjesëmarrje me të gjerë të të rinjve në procese politike dhe vendimmarrës ështëprioritet. Ata diskutuan gjithashtu që të rinjtë kanë nevojë për shembuj pozitiv përfaqësimi. Të pranishmit në aktivitet diskutuan dhe pyetën të ftuarit më tej mbimënyrat se si Titulli Tirana EYC 2022 dhe Bashkia Lund bëjnë të mundur që të rinjtë nga shtresa të margjinalizuara mund të përfshihen më shumë. Eventi u mbyll me një prezantim të të rinjve nga Lundi të cilëtndanë me të ftuarit strukturën e tyre si Ambasadorë të Rinj dhe përfaqësues të zërit rinor në qytetin e tyre, përta mbyllur me disa pyetje më konkrete për të rinjtëShqiptarë të pranishëm në aktivitet.
Aktiviteti u organizua nga ekipi i Tirana EYC 2022 – Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të bashkëpunimitdhe vizitës zyrtare të Kryetarit të Bashkisë Lund nga Suedia, stafit të tij dhe të rinjve nga qyteti i Lundit për tunjohur më shumë me zhvillimet dhe aktivitetet e KRK përgjatë vitit si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.