
Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Vodafone Albania, dhe në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” organizuan përgjatë datave 7 – 11 Mars 2022 trajnimin #CodeLikeaGirl, një program ky që i dedikohet përfshirjes së vajzave të grupmoshës 14 – 19 vjeç në teknologji.
Përgjatë pesë ditëve intensive, 16 vajzat pjesëmarrëse u trajnuan mbi programin e kodimit si dhe morrën njohuri të përgjithshme mbi shkencat teknologjike. Të ndara në grupe ato krijuan 4 super ide innovative, si dhe u pajisën me katër cmime:
-realizimi më i mirë;
-kauza më e mirë;
-prezantimi më i mirë;
-dizajni më i mirë.
E pranishme në ceremoninë përmbyllëse, Koordinatorja e Përgjithshme e Tirana EYC 2022, Znj. Aspasiana Kongo, inkurajoi vajzat, të perfitojnë nga të tilla mundësi të cilat i bëjnë ato të zhvillojnë aftësite e tyre në sektorin e zhvillimit teknologjik. Programi “Rinia zhvillon Kapacitete” i Tirana EYC 2022 thekson se investimi në formimin, në arsimimin e të rinjve dhe rritjen e kapaciteteve të tyre është një faktor i domosdoshëm për zhvillimin e kapaciteteve rinore. Kjo nënkupton krijimin e mundësive dhe pajisjen e tyre me mjetet dhe mënyrat e duhura për t’u bërë motori i zhvillimit në nivel individual dhe në komunitet.