Ceremonia hapëse e “Java e Paqes 2022”; Njihuni me agjendën e aktiviteteve nga 26 Prilli deri më 1 MajCeremonia hapëse e “Java e Paqes 2022”; Njihuni me agjendën e aktiviteteve nga 26 Prilli deri më 1 MajCeremonia hapëse e “Java e Paqes 2022”; Njihuni me agjendën e aktiviteteve nga 26 Prilli deri më 1 MajCeremonia hapëse e “Java e Paqes 2022”; Njihuni me agjendën e aktiviteteve nga 26 Prilli deri më 1 Maj
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Java e Paqes 2022 është seria e aktiviteteve të rradhës që organizohet nga UN Association Albania me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, si dhe me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Duke nisur nga 26 Prilli e deri më 1 Maj, do të zhvillohen nisma të ndryshme nga UN Association Albania dhe partnerë të Javës së Paqes, të gjitha nën tematikën e “Paqes”. Këto evente do të trajtojnë konceptin dhe praktikën e paqes në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.

Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci, gjatë fjalës në ceremoninë hapëse tha se ky forum është një hapësirë e re angazhimi për të fuqizuar zërin dhe rolin e të rinjve në fushën e paqes dhe sigurisë.

“Çështjet e paqes dhe sigurisë shkojnë përtej ndërhyrjeve paqeruajtëse të forcave ushtarake apo organizatave ndërkombëtare, ndaj anagazhimi i të rinjve është i domosdoshëm. Asnjë marrëveshje e qëndrueshme paqeje nuk mund të arrihet pa përfshirjen e të rinjve,” u shpreh Peci.

Kristi Çina, President i UN Association Albania e cilësoi ”Javën e Paqes”‘ si një pikëmbërritje të rëndësishme dhe njëkohësisht një pikënisje ambicioze, duke i njohur vlerën rezultateve të një viti punë përkundrejt lokalizimit dhe avancimit të Agjendës “Të Rinjtë, Paqja dhe Siguria”, si dhe bashkëpunimit premtues mes UN Associaton Albania dhe Kongresit Rinor Kombëtar.

“Paqja nuk është një e mirë e garantuar, nuk është madje as një qëllim i fundshëm. Ajo është asgjë tjetër, veçse rezultat i një perpjekje pa mbarim, për të zgjidhur konfliktet, për të shmangur muret dhe për të ndërtuar urat midis njerëzve me vetëvetin, midis njerëzve me njëri tjetrin, e midis kombeve e shteteve,” shtoi Klajdi Kaziu, Sekretar Gjeneral i UN Association Albania.

Gjithashtu, Klajdi Priska, Përgjegjës Politikash në Kongresin Rinor Kombëtar, njëkohësisht edhe Koordinator Programi “Rinia prodhon Ekonomi Krijuese dhe Novacion” – Tirana EYC 2022, nënvizoi modelin dhe rëndësinë e bashkëpunimit që Kongresi Rinor Kombëtar dhe UN Association Albania sollën në kuadër të punës për paqe dhe siguri në vend.

“Ky rrugëtim ka qënë sfidues, por jam i bindur se vjen me shumë fryte pozitive, ku bashkojmë forcat për të avancuar agjendën e paqes dhe sigurisë. Të drejtat e të rinjve, liria individuale dhe vlerat e demokracisë ruajnë rol të rëndësishëm në këtë agjendë,” theksoi Priska.

Programin e aktiviteteve për Javën e Paqes nga data 26 Prill deri në 1 Maj e gjeni në fotot më poshtë:

 

 

 

 

 

 

*Java e Paqes 2022 është një javë aktivitetesh të organizuara nga UN Association Albania nën tematikën e “Paqes” dhe ndërthur nisma që do të trajtojnë konceptin dhe praktikën e paqes në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, si dhe me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

 



Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page