
Rikthehet Akademia e Edukimit Politik dhe emisioni #RinVote.
RinVote sjell zërin e të rinjve në politikë ndaj, nëse çdo ditë pyesni veten se përse kaq shumë gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet në vendin tonë kjo është mundësia juaj për të adresuar shqetësimet dhe idetë tuaja.
Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung dhe Konrad Adenauer Stiftung në partneritet me EuroNews Albania, risjell në Shqipëri Akademinë e Edukimit Politik dhe emisionin RinVote.
Në tre sezonet e mëparshme vumë re një vëmëndje të madhe të njdekësve televiziv në debate e RinON-RinVote, të shfaqura në EuroNews. Në këto debate u trajtuan tema që prekin jetën e qytetarëve e ku të rinjtë dhe politikanët debatuan konstruktivisht në të njëjtën skenë. Nga suksesi i deri më tanishëm dhe kërkesa, ne vendosëm që gjatë këtij sezoni ti japim mundësinë 24 të rinjve të tjerë për t’u bërë pjesë.
– Akademia e Edukimit Politik do të jetë një cikël trajnimesh prej katër ditësh intensive me disa prej lektorëve më të vlerësuar në vend. (online)
– Debatet televizive: Do të jetë përballja juaj me kandidatët për Kryetar Bashkie për zgjedhjet e maj 2023.
Pjesëmarrja juaj sjell:
– Ndikim të drejtpërdrejtë të mendimit, veprimtarisë dhe potencialisht të politikave që politikanët do të ndjekin
– Njohuri të vlefshme për t’u bërë një individ kontribues në shoqëri
– Aftësi të thelluara të mendimit kritik, komunikimit, debatimit, zbatimit të mendimit tuaj, etj
Për të marrë pjesë dhe për t’u bashkuar me këtë mundësi, duhet të jeni:
– Një i/e ri/re midis moshës 21 dhe 29 vjeç
– Me përvojë në debate
– I/e diplomuar minimalisht në arsimin e mesëm
– Një i ri me përvojë dhe eksperiencë të provuar aktivizmi në komunitet, lëvizje rinore, organizata të shoqërisë civile, forume rinore të partive politike, këshilla studentorë ose aktivizëm brenda shkollave apo mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar
Për të mësuar më shumë mbi programin, thirrjen dhe pjesëmarrjen, lexo informacionin e plotë dhe apliko duke klikuar këtu