Aktivistët e rinj në Shqipëri prezantojnë rekomandime mbi “Barazinë Gjinore, Rininë dhe Ndryshimet Klimatike”Aktivistët e rinj në Shqipëri prezantojnë rekomandime mbi “Barazinë Gjinore, Rininë dhe Ndryshimet Klimatike”Aktivistët e rinj në Shqipëri prezantojnë rekomandime mbi “Barazinë Gjinore, Rininë dhe Ndryshimet Klimatike”Aktivistët e rinj në Shqipëri prezantojnë rekomandime mbi “Barazinë Gjinore, Rininë dhe Ndryshimet Klimatike”
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Një grup prej pesëmbëdhjetë aktivistësh të rinj morën pjesë në një seminar dedikuar hartimit të një Thirrje për Veprim mbi Gjininë, Rininë dhe Ndryshimet Klimatike, organizuar nga UN Women Albania, dhe Qendra Burimore Mjedisore (REC) Shqipëri, aktivitet i cili u zhvillua edhe në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar. Thirrja për Veprim, e quajtur “Thirrje për veprim të drejtuar nga të rinjtë e të rejat: për një agjendë të përgjegjshme ndaj perspektivës gjinore në lidhje me klimën dhe mjedisin në Shqipëri” do të shërbejë si një manifest dhe do të shpërndahet midis organizatave dhe institucioneve rinore për të nxitur axhendën e drejtësisë klimatike dhe mjedisore në Shqipëri.

“Jam vërtet i kënaqur që jeni të gatshëm të pranoni sfidën dhe të punoni mbi disa nga zgjidhjet që mendoni se mund të funksionojnë, për të adresuar ndërlidhjen midis pabarazive dhe ndryshimeve klimatike dhe kërkesës për t’u dëgjuar nga politikëbërësit,” tha Michele Ribotta, përfaqësuese e UN Women në Shqipëri.

Seminari ishte një vazhdim i Forumit Rinor të Tiranës, organizuar në Prill 2022, dhe u dha pjesëmarrësve të rinj një mundësi për të ndarë idetë mbi zgjidhjet dhe qasjet e barazisë gjinore ndaj ndryshimeve klimatike, duke përfshirë aksione inovative të udhëhequra nga të rinjtë. Të rinjtë diskutuan gjithashtu mitet rreth ndryshimeve klimatike dhe rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të miqve dhe familjes së tyre rreth agjendës së gjelbër dhe ndryshimeve klimatike.

Drejtori i REC Albania, Mihallaq Qirjo, foli për ndërlidhjen midis barazisë gjinore dhe ndryshimeve klimatike dhe se si të rinjtë mund të luajnë një rol vendimtar në Shqipëri. Z. Qirjo preku ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë dhe paralajmëroi se numri i refugjatëve klimatikë në botë do të rritet në të ardhmen e afcrt. “Për të shpëtuar mjedisin, të gjithë ne duhet të mendojmë kolektivisht dhe jo individualisht”, vuri në dukje z. Qirjo.

Pjesëmarrësit ndanë rekomandime mbi idetë e tyre ndaj ndryshimeve klimatike, duke theksuar interesin e tyre të fortë për të siguruar që politikat dhe programet për ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore të marrin në konsideratë nevojat dhe dobësitë specifike të grave dhe të rinjve në Shqipëri dhe të fuqizojnë potencialin e tyre në adresimin e ndryshimeve klimatike.

Për të aksesuar dokumentin “Thirrje për Veprim mbi Gjininë, Rininë dhe Ndryshimet Klimatike” në versionet anglisht dhe shqip, ju lutemi klikoni në linqet më poshtë:

“Thirrje për veprim të drejtuar nga të rinjtë e të rejat: për një agjendë të përgjegjshme ndaj perspektivës gjinore në lidhje me klimën dhe mjedisin në Shqipëri” (ALB)

”A call to youth driven, gender responsive climate and environmental action in Albania”‘ [ENG]

Foto: UN Women. N’Dongo Athie & Ira Topalli, Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page