3 muralet e reja në Tiranë dedikuar titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”3 muralet e reja në Tiranë dedikuar titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”3 muralet e reja në Tiranë dedikuar titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”3 muralet e reja në Tiranë dedikuar titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë. Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet dhe këtë vit iu dedikua të rinjve në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.
Muralet janë realizuar në kuadër të tre objektivave të titullit: “Rinia zhvillon kapacitete”, “Rinia krijon ekonomi dhe inovacion”, “Rinia dhe shëndeti”.

Mural Art mblodhi së bashku të rinj dhe të reja artiste, artdashës por edhe qytetarë.

Grupi i të rinjve dhe të rejave artistë të Mural Art, u bë pjesë e një serie 3-ditore workshop-esh trajnuese. Procesi trajnues i shërbeu të rinjve, si frymëzim, për të konceptuar skicat artistike të muraleve të reja duke përcjellë përmes tyre mesazhe me impakt të madh.

Në fjalën e saj, nënkryetarja e Bashkisë, Keti Luarasi e konsideroi të rëndësishme forcimin e talenteve artistike të të rinjve dhe përfshirjen e aftësive të tyre, në aktivitete që synojnë zhvillimin në qytet.

“Muralet përmbajnë mesazhe që kanë brenda gjithë dashurinë që të rinjtë i sjellin komunitetit” tha Luarasi.

Koordinatorja e titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, Aspasjana Kongo tha se: “Ne synojmë ta vijojmë këtë nismë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë të rinjtë me skica artistike të realizuara prej tyre në qytet.”

Fabio Colliva, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria falenderoi të pranishmit dhe përshëndeti ceremoninë e Mural Art. “Mural Art krijoi një model pozitiv, që dëshmon se si bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm nxit talentin artistik të të rinjve dhe thellimin e njohurive rreth konceptit të përgjegjësisë sociale.” u shpreh Z. Colliva.


Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page